Belgjika ka lënë pas krahëve humbjen me Italisë, duke mposhtur Irlandën në ndeshjen e dytë në Grupin E. Belgët kanë triumfuar me rezultatin 3-0, por u është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të festuar.
Goli i parë i sfidës u shënua nga Lukaku në fillimin e pjesës së dytë, me një gjuajtje nga jashtë zonës pas një kundërsulmi të shpejtë.
Vitsel dyfishoi shifrat në minutën e 62-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa çuditërisht festoi me "shqiponjën".
Goli i tretë u realizua përsëri nga Lukaku, i cili ndihmoi Belgjikën që të ngjitej në vendin e dytë në grup.