Berat Gjimshiti ka filluar punën për sezonin e ri ku do të synojë një vend si titullar në Serinë A me skuadrën e Atalantës. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka lënë pas zhgënjimin e mosgrumbullimit në Europian në pushimet që ka zhvilluar në Shqipëri dhe Kosovë dhe tashmë është gati për aventurën e re.
Ai ka postuar në Instagram pamjet e testeve fizike që ka zhvilluar sot te klubi i Atalantës, ku në këtë sezon do të jetë nën urdhrat e një trajneri të ri, Xhiampiero Gasperinit dhe do të ketë mundësi të barabarta me lojtarët e vjetër për të siguruar një vend në formacion.