Kombëtarja braziliane e futbollit ka lënë pas krahëve barazimin zhgënjyes pa gola ndaj Ekuadorit në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Amerikës, duke siguruar një fitore të thellë 7-1 përballë Haitit në takimin e dytë.
Protagonisti kryesor i kësaj ndeshjeje ishte FIlipe Kutinjo, i cili shënoi tre gola duke udhëhequr sulmin e "seleçaos". Renato Augusto shënoi dy të tjerë ndërsa zëvendësuesit Gabriel e Lukas Lima vulosën rezultatin përfundimtar të sfidës.
Kutinjo është kthyer në liderin e përfaqësueses braziliane, në radhët e të cilës mungojnë për shkak dëmtimesh apo zgjedhjesh teknike shumë emra të njohur.