Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, na ka çuditur deri tani në stadiumet e Europianit duke kënduar Himnin e Flamurit bashkë me kuqezinjtë. Ai fillimisht ka deklaruar se e kishte shumë më të thjeshtë falë sistemit "karaoke" të ndërtuar enkas në stadiume për këtë moment.
Megjithatë, për kamerat e "SuperSport" ai ka treguar dje se ky sistem ishte vetëm një ndihmë e vogël, pasi e njihte mjaft mirë Himnin e Flamurit.
Shihni trajnerin shqiptar duke e kënduar atë me dorën në zemër...