Antuan Grizman është padyshim ylli i këtij Europiani dhe e ka treguar me 6 golat e tij në turne. Sulmuesi ka rënë në sy edhe me festimin e veçantë që bën pas çdo goli, duke imituar telefonatat, por jo kur realizoi kundër Shqipërisë.
"E bëj kur shënoj me Atletikon dhe duhej ta kisha bërë kur shënova kundër Shqipërisë, por emocioni ishte shumë i madh dhe e harrova", ishte shpjegimi i sulmuesit.
Will we see this again in the #EURO2016 final, @AntoGriezmann? pic.twitter.com/Y80nF7YLeP
-- UEFA EURO 2016 (@UEFAEURO) July 7, 2016
"Harrova edhe te goli i parë kundër Irlandës, por e bëra te i dyti".
Kuptimi i festimit është i veçantë, pasi e bën për të kujtuar këngën e tij të preferuar, "Hotline Bling" të Drake.