Ndërprerja gjatë ndeshjes Republika Çeke-Kroaci është shkaktuar nga një grup huliganësh kroatë të cilët në shenjë proteste kundër Federatës kanë ndezur dhe hedhur flakadanë në fushë.
Gjatë atyre momenteve, një nga stjuardët është goditur në fytyrë me flakadan, duke detyruar gjyqtarin Mark Klatenburg të largonte skuadrat nga fusha e lojës, ndërsa situata qetësohej nga forcat e rendit.
Ndërkohë, në shkallët e stadiumit shpërthyen zenka mes tifozëve të dy skuadrave dhe vetëm ndërhyrja e forcave të rendit bëri të mundur qetësimin e situatës dhe evakuimin e personave problematikë, në mënyrë që të rifillonte takimi.