Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë lamtumirën në mënyrën e tij kombëtares suedeze të futbollit. Në një video emocionuese të postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi, pasqyrohen momentet e fundit në stadium pas sfidës ndaj Belgjikës dhe më pas largimi i tij drejt fushës së lagjes ku shkelmoi për herë të parë topin e futbollit, duke lënë aty fanellën e kombëtares.
"Ka ardhur koha që unë të var fanellën time dhe t'ia dorëzoj gjeneratës së ardhshme. Ku mbaron një histori, fillon një tjetër', ishte mesazhi i sulmuesit.