Kolumbia ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës, falë fitores 4-2 me penallti kundër Perusë. Pas 120 minutave pa gola, pavarësisht dominimit kolumbian, të dy skuadrat iu drejtuan gjuajtjeve nga pika e bardhë për të përcaktuar se cila do të shkonte mes katër më të mirave të turneut.
Rodriguez, Kuadrado, Moreno dhe Perez realizuan të katër gjuajtjet e tyre për Kolumbinë. Ndërkohë, portieri Ospina bëri një pritje të shkëlqyer me këmbë për të ndalur gjuajtjen e peruanit Miguel Trauko, para se Kristian Kueva të dërgonte gjuajtjen e tij mbi traversë dhe të vuloste eliminimin e Perusë.
Kjo fitore kualifikon Kolumbinë për herë të parë në gjysmëfinalet e Kupës për herë të parë që nga viti 2004, pasi që atëherë është eliminuar gjithmonë në çerekfinale.