Kukësi kualifikohet për në turin e dytë paraeliminator të Ligës së Europës. Verilindorët fituan pasditen e së enjtes me rezultatin 0-1 ndaj malazezëve të Rudarit, falë golit të Gurit në minutën e 79´ të pjesës së dytë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa takimi i parë i luajtur në "Elbasan Arena" u mbyll me rezultatin 1-1.
Gjithçka u bë më e vështirë për verilindorët pas kartonit të kuq të Grecës. Mesfushori u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 54´, por la ekipin me 10 lojtarë pas 11 minutash, si rrjedhojë e dy kartonëve të verdhë (61´, 65´).
Në takimin tjetër, Kukësi do të përballet me Austrian e Vjenës.
Për këtë takim, presidenti Gjici mësohet se ka vendosur një premio, e cila është rreth 70 mijë euro.
Rezultati final:
Rudar - Kukësi 0 - 1
79´ Guri