Një dygolësh i Gonzalo Higuain dhe një paraqitje e shkëlqyer e Lionel Mesit, i cili vendosi shkroi emrin e tij në librat e rekordeve, ndihmuan Argjentinën të siguronte një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës pas fitores 4-1 kundër Venezuelës.
Mesi barazoi rekordin e Gabriel Batistutës me 54 gola të shënuar për Argjentinën, ndërsa realizoi golin e tretë të ndeshjes.
Protagonist absolut i takimit ishte edhe Gonzalo Higuain me dy gola të shënuar në pjesën e parë, për të çuar në 28 numrin e golave të realizuar për kombëtaren e tij. Ndërkaq, në formë u shfaq edhe Lamela, i cili shënoi vetëm 4 minuta pas aktivizimit si zëvendësues.
Kjo ishte ndeshja e parë si titullar në këtë turne për Mesin, i cili e mbylli paraqitjen me një gol dhe dy asiste.