Me mijëra tifozë shqiptarë kanë pushtuar "Fan-zonën" e Marsejës për të bërë të mundur hapjen e flamurit gjigant me përmasa prej 11 mijë metra2 të organizuar nga "Tifozat Kuq e Zi".
Për rreth një orë, vetë tifozët janë bërë vetë protagonistë të kësaj iniciative, duke ndihmuar TKZ që të krijonin dekorin mbresëlënës që shtrihej me dhjetëra metra përgjatë bregdetit marsejez ku gjend "Fan-zona".
Më pas, tifozët kanë vazhduar së bashku testimet, ndonëse nga ndeshja i ndanin shumë orë.