Goli i Shkodran Mustafit në ndeshjen Gjermani-Ukrainë është bërë temë diskutimesh edhe gjatë konferencës së sotme të përbashkët të Ministrit të Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
"Shqiptarët nuk kontribuojnë vetëm si spirancë stabiliteti në këtë kënd të Europës. Ditët e fundit kemi dëshmuar se kontribuojmë edhe me gola për ekipet më të mira të kontinentit siç është padyshim edhe rasti i kombëtares gjermane dhe Shkodran Mustafit", deklaroi Ministri Bushati.
Ministri gjerman e pranoi se ky gol po ndihmonte Shqipërinë në një mënyrë të paparashikuar. "Më duhet të pranoj se që prej golit të parë të shënuar për skuadrën kombëtare të futbollit të Shkodran Mustafit, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani", tha ai.