Tifozë të shumtë kanë dalë në rrugë për të pritur Irlandën e Veriut, pas kthimit në Belfast të përfaqësueses e cila arriti të kualifikohej kundër çdo parashikimi mes 16 ekipeve më të mira të Euro 2016.
Të gjithë lojtarët janë duartrokitur nga tifozët, por heroi i vërtetë për turmën ishte pikërisht sulmuesi Uill Grig, nga i cili ka lindur edhe kori më i dëgjuar i këtij Europiani. Grig është pritur me ovacione të zjarrta nga publiku, edhe pse nuk luajti asnjë sekondë në Euro 2016.