Braziliani Ronaldinjo ka treguar se edhe në moshën 36 vjeçare mund të prodhojë magji. Ish-lojtari i Barcelonës aktualisht po merr pjesë bashkë me disa legjenda të futbollit botëror si Krespo, Skols dhe Gigs, në kampionatin e futbollit të sallës në Indi. Por të gjithë e kanë kuptuar se braziliani është në një nivel shumë më të lartë se të tjerët.
Në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, GOA, kundër Bengaluru, Ronaldinjo shënoi 5 gola në suksesin 7-2, duke kaluar në delir tifozët e pranishëm dhe duke treguar se nuk ka humbur instinktin para portës, ndonëse nuk luan një ndeshje të mirëfilltë futbolli që nga shtatori i vitit të kaluar.