Armando Sadiku ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me Zyrihun, ndonëse është në pritje të transferimit drejt një skuadre tjetër. Sulmuesi ka shfrytëzuar miqësoren e skuadrës së tij ndaj Borusia Mynshengladbah, për të rënë në sy të klubit gjerman, i cili përflitet se është interesuar për shërbimet e tij.
Në fitoren 2-1 të Zyrihut, Sadiku ishte protagonist te goli i barazimit 1-1 në minutën e 60 të ndeshjes, duke devijuar topin i cili më pas u shty në rrjetë nga Uinter. Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 73 të sfidës, të cilën Burim Kukeli e ndoqi nga stoli i rezervave.