Gjermania ka kaluar në avantazh ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të Euro 2016 falë një futbollisti shqiptar. Në minutën e 19-të të ndeshjes, pas një harkimi të Toni Kros nga goditja e dënimit, Shkodran Mustafi realizoi me kokë në portën ukrainase, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.