Këto janë pamje nga ndeshja miqësore e datës 21 qershor mes Teutës dhe Austrisë së Vjenës, ku skuadra durrsake mundet me shifrat 7-2.
Takimi në fjalë vlerësohet si i manipuluar nga autoritetet policore austriake, të cilat po hetojnë disa pejsëtarë të skuadrës shqiptare. Sinjalizimet për këtë ndeshje u dhanë nga kompania zvicerane Sportradar e cila bashkëpunon me UEFA-n.