Gjestet e ngjashme të trajnerit Xhani De Biazi dhe asistentit të tij, Paolo Tramezani, duke i sinjalizuar lojtarëve gjatë ndeshjes, po bëjnë xhiron e internetit. Të dy pjesëtarët e stafit të Shqipërisë duken në sinkron në lëvizjet e tyre, sikur të kishin bërë më parë prova për të kryer gjeste të tilla.