Novak Xhokoviç është eliminuar në turin e tretë të turneut të Uimbëlldonit, në atë që është surpriza më e madhe e këtij turneu. Tenisti serb, dominues i cirkuitit ndërkombëtar në vitet e fundit, u dorëzua para amerikanit Sem Kuerei, numri 28 në botë, pas një ndeshje të ndërprerë disa herë për shkak të shiut.
Ndeshja kishte filluar të premten, e ndalur për shkak të reshjeve të shiut me rezultatin 2-0 (7-6, 6-1) me sete për Kuerein. Me rifillimin e saj gjatë ditës së sotme, u duk sikur Xhokoviç ishte zgjuar, pasi siguroi lehtësisht setin e tretë me shifrat 6-1.
Upset of the tournament.
It's a thumbs up from Djokovic as Querrey ends the Serbian's calendar Grand Slam dream https://t.co/bvqh5u10Oh
-- Wimbledon (@Wimbledon) July 2, 2016
Por amerikani arriti të mbrohej mjaft mirë dhe të siguronte setin e katërt me shifrat 7-6 dhe gjithë ndeshjen. Kjo i dha fund një serie prej 30 fitoresh radhazi të Xhokoviç në turnetë Grand Slam. Humbja e tij e fundit kishte qenë në finalen e Roland Garros të vitit të kaluar.