Video / Te gjithe golat e dites se 9-te te Kampionatit Evropian

Video / Të gjithë golat e ditës së 9-të të Kampionatit Evropian

Ndeshjet e sotme në Euro 2016 kanë dhuruar 5 gola në 3 ndeshjet e zhvilluara, por përsëri, njëra prej tyre është mbyllur pa rrjeta të tundura.

356D778B00000578-3648137-image-a-79_1466259867311
Belgjika ka fituar lehtë me shifrat 3-0 përballë Irlandës, falë formës së shkëlqyer të Romelu Lukaku. Sulmuesi ka shënuar golin e parë në fillimin e pjesës së dytë ndërsa ka vulosur edhe të tretin në fund të takimit. Ndërsa goli i dytë u realizua nga Aleks Vitsel.

356F9B1300000578-3648260-image-a-61_1466272482017
Në takimin e orës 18:00, Hungaria dhe Islanda kanë ndarë nga një pikë në duelin mes tyre. Islandezët iu afruan mrekullisë duke kaluar në avantazh me penalltinë e Sigurdson në fundin e pjesës së parë. Por autogoli i Sevarson në minutën e 88-të i ka hequr nga duart Islandës tri pikë që do ta bënin formalitet kualifikimin e tyre, duke rihapur plotësisht grupin.

357049B400000578-0-image-a-59_1466282768739
Ndeshja e darkës, mes Portugalisë dhe Austrisë është mbyllur pa gola, ndonëse ka pasur raste të shumta për shënim. Mundësia më e mirë iu shfaq Kristiano Ronaldos në pjesën e dytë por ai gaboi duke goditur shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama