Pas dhunës së ditëve të kaluara në Marsejë mes tifozerisë angleze dhe asaj ruse, qyteti sot është zgjuar nën ngjyrat kuqezi dhe këngët e tifozëve shqiptarë.
L'ambiance commence à monter sur le vieux port, au son des chants albanais. #Marseille #FRAALB #EURO2016 pic.twitter.com/L0529W9TQD
-- Hugues Sionis (@HSionis) June 15, 2016
Këta të fundit kanë filluar të mbushin rrugët dhe sheshet e qytetit, të përshëndetur nga vendasit, të cilët deri tani kanë dhënë përshtypjet më të mira për ta në mediat franceze.
Gazetari i "L'Equipe" që raporton direkt për këtë gazetë nga sheshi kryesor i qytetit, nuk ka ngurruar t'i cilësojë ata si "tifozët e vërtetë".