Dy filmime të reja të paraqitura në internet tregojnë qeniet e vogla jeshile që kanë zgjedhur të aterrojnë UFO-n e tyre në Siberi. Klipi, i filmuar në rajonin e largët siberian, Irkutsk, duket se tregon një objekt të çuditshëm shkëlqyes dhe pesë alienë që ecin në dëborë. Klipi i shkurtër u realizua dy ditë pasi drita të çuditshme kishin shkëlqyer në qiellin e Bayandayit dhe Irkutskut. “Dy videot janë marrë nga dy persona të ndryshëm dhe tregojnë një ngjarje të përmasave të Rosvellit që po ndodh në Rusi”, tha një ekspert UFO-sh, Majk Kohen. Në Bayanday u raportua rrëzimi i një objekti me drita të forta blu dhe rozë. Kohen tha se departamentet e shpëtimit ishin mbushur me telefonata të shumta nga banorët. “Ushtria konfirmoi menjëherë se nuk po bënin stërvitje në zonë. Por më pas ata e deklaruan ngjarjen të klasifikuar”, tha Kohen.