Ndërkohë që në media po flitet gjithmonë e më shumë për një video seksi, që thuhet se është realizuar nga vetë Dritan Prifti, por është fshirë më pas për t’u rikuperuar nga hetuesit, vetë Prifti e mohon këtë gjë.
“Ajo video nuk është me meshkuj si ca që akuzojnë. Kjo është taktikë me goditje poshtë brezit. Nuk ka lidhje me mua. Këto janë thjesht disa taksi që përdoren edhe për pulat dhe vezët e krimit për të zhvendosur vëmendjen e njerëzve nga një skenar makabër për të vrarë dy deputetë”, tha Prifti në emisionin “Të paekspozuarit”.