Video loje 3D per te luftuar depresionin

Video loje 3D per te luftuar depresionin
Një video lojë në vend të pilulave për të luftuar depresionin tek adoleshënttë. Ky është propozimi i një grupi kërkuesish të universitetit të Auckland. Ata kanë prodhuar dhe zhvilluar lojën Sparxs e cila është tetsuar me sukses në 168 adoleshentë të moshës 15- vjeçare me shqetësime depresive. Loja 3D e ndërtuar me fondet e ministrisë së shëndetësisë në Zelandën e Re, që mund të futet në treg vitin tjetër, lejon pjesëmarrësit të krijojnë një avatar në imazhin e tyre që mund të zhytet në botën e fantazive.

Loja funksionon në shtatë nivele që e çojnë pacientin gradualisht drejt shërimit. Fillimisht pacienti-lojtar duhet të vrasë insekte të vogla që përfaqësojnë mendimet negative (të gjithë më urrejnë, apo unë jam askushi) duke zbuluar kështu simptomat e depresionit dhe teknikat e relaksimit. Hapi tjetër ju lejon të merreni me emocione të forta si zemërimi që vihet nën kontroll përmes dialogut monstruoz nëpërmjet përgjigjeve të shumta. Përgjihjet që të çojnë në të menduarit pozitivisht të kualifikojnë për në finale. Nga adoleshentët që morën vullnetarisht pjesë 46% e kishin kaluar depresionin krahasuar me të tjerët që nuk moren pjesë në lojë, dhe kjo u arrit vetëm katër muajsh lojë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama