Videoja erotike Gjykata e Larte nis te shqyrtoje padine e Inis Gjonit

Videoja erotike, Gjykata e Larte nis te shqyrtoje padine e Inis Gjonit

Gjykata e Lartë ka filluar të shqyrtojë ankesën e regjisores Inis Gjoni, e cila ka paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda për publikimin e një videoje intime, ku shfaqej me ish-bashkëshortin Arjan Selimi. Çështja është regjistruar në këtë gjykatë në qershor të vitit 2008, ndërsa përgjatë kësaj kohe, janë zhvilluar vetëm tri seanca gjyqësore. E para është zhvilluar në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa u shty për disa muaj, ku seanca e radhës ishte vetëm më 19 dhjetor. Por ende nuk ka filluar shqyrtimi i kësaj ankese, pasi gjykata nuk ka arritur të formojë trupin gjykues.

Seanca e radhës u zhvillua ditën e djeshme, por sërish mungesa e gjyqtarëve e ka shtyrë gjyqin në datën 23. Sipas burimeve zyrtare të Gjykatës së Lartë, Inis Gjoni ka paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa çështja është gjykuar edhe në shkallët e ulëta të gjykatës, të cilat kanë rrëzuar pretendimet e regjisores. Objekti i padisë është: Shpërblim i dëmit nga pala e paditur për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të paditëses dhe njëkohësisht cenojnë dhe fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj. Ndërkohë, sipas padisë, Gjoni i kërkon kësaj akuze shumën prej 200 000 dollarë amerikanë. Bashkëngjitur kërkesë-padisë, janë edhe nenet e Kodit të Procedurës Civile, madje edhe nenet 1 dhe 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Relatori i kësaj çështjeje është Admir Thanza, ndërsa mësohet se në seancën e radhës do të dëgjohen edhe pretendimet e palëve.

Sipas padisë, më 20 shkurt 2007, Gjykata e Shkallës së Parë ka rrëzuar padinë e regjisores Gjoni si të pambështetur në prova dhe në ligj. Ky vendim është lënë në fuqi më pas nga Apeli dhe, për rrjedhojë, regjisorja i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Megjithatë, për vite me radhë, dosja është lënë në arkivë, për shkak të ngarkesës së madhe të punës. Rekursi i padisë civile i regjisores Gjoni po shqyrtohet aktualisht nga një Kolegj Civil.

Në padi, regjisorja pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë gjatë kohës që aparati telefonik i Arjan Selimit, ku gjendej videoja, ka qenë i sekuestruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”. Pas lirimit nga burgu të Selimit, që njihej edhe me emrin Armando Andoni, çifti lidhi kurorë, ndërsa u bënë prindër të një vajze. Por, në muajin shtator të vitit 2011, Arjan Selimi u ekzekutua pranë banesës nga persona ende të paidentifikuar. Më vonë, Gjoni kërkoi në gjykatë që vajza e saj të kishte si atësi Armando Andonin. “Armand Andoni ka qenë i fejuari i paditëses dhe fryt i dashurisë së tyre ishte fëmija e datëlindjes 2011. Duke qenë se paditësja është person publik, ajo e ka publikuar faktin e fejesës së saj me të ndjerin Armand Andoni dhe po kështu ka publikuar dhe faktin që priste një fëmijë prej tij. Njihet botërisht që ky fëmijë është i Inis Gjonit dhe Armand Andonit. Vetëm dy javë para se fëmija të lindte, babai i saj Armand Andoni, i cili thirrej ndryshe dhe Arjan Selimi, u bë viktimë e një atentati prej të cilit humbi jetën, duke mos pasur mundësi të deklaronte atësinë e tij mbi këtë fëmijë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e Inis Gjonit. s.ç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama