Sara, 44 vjeç, u diagnostikua me këtë sëmundje në shtatorin e kaluar dhe po përpiqet të ndihmojë vajzën e saj në përballimin e kësaj gjendje. Video është filmuar nga burri i saj Craig dhe pasi e panë miqtë e tyre u kanë shti ndërmend që ta përdorur për të mbledhur para për bamirësi dhe për luftimin e kancerit.
Ata shpresojnë që të mbledhin mbi 10 mijë euro.
“Po përpiqemi të ndihmojmë Lolën që ato të kuptojë se çfarë do të thotë e gjitha kjo. Në fillim ishte e vështirë për atë dhe sa herë shihte videon trishtohej por ajo e di se kjo bëhët për një arsye të mirë”, thotë Craig. Çifti që ka gjashtë fëmijë, Lola 6 vjeç, Finn 9, binjakët Charlie dhe Rory 16, Jake 18 dhe Oli 22 thotë se janë treguar të hapur dhe kanë diskutuar me ata mbi sëmundjen që ka prekur Sarën. “Reagimi i tyre natyral është shpërthimi në lot por duhet të lëmë shokimin dhe të përqendrohemi tek anët pozitive. Sara vazhdon të buzëqeshë në mënyrën e saj dhe gjëja që i jep asaj forcë për të vazhduar janë fëmijët. Ata janë arsye që nga çon në mëngjes dhe për të vazhduar luftën. Gjëja më e vështirë ishte tua tregonim”, shton Craig.