- Aktivitete me intensitet rigoroz të paktën tri ditë në javë.
- Më shumë aktivitet fizik ofron përfitime në shëndet.
- Inkurajoni fëmijët dhe të rinjtë të lëvizin më tepër si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetës dhe për të inkurajuar jetesën aktive.
-Sjelljet dhe shprehitë e formuara në vogëli mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.
-Inkurajojini që të ecin gjatë vajtjes dhe ardhjes nga shkolla, si dhe të bëhen aktivë në familje.
-Çojini ata të vrapojnë, të shëtisin me biçikletë apo patina, në vend të një shëtitjeje me makinë.
-Nxitini ata të shëtisin qenin në park bashkë me ju.
-Kur shkoni në shtëpi, nxitini të mos përdorin ashensorin ose mund t’u jepni që të mbajnë ndonjë çantë kur vini nga pazari.
-Krijojini kushte, inkurajojini të kërcejnë me muzikën e tyre të preferuar.
- Mësojuni sportin që u pëlqen dhe nëse keni mundësi, regjistrojini në ndonjë kurs apo klub ku të stërviten.
-Zëvendësojuni kohën e shpenzuar para kompjuterit apo televizorit me aktivitete në lëvizje.
-Inkurajojini nxënësit të regjistrohen në ekipet sportive të shkollës.
-Çojini fëmijët në kënde lojërash apo në parqe, që të luajnë.
Përfitimet në shëndet
-Kocka më të forta dhe muskuj të shëndetshëm
-Përmirësime në fitnesin tonë
-Qëndrimin dhe ecjen
-Një zemër më të fortë
-Një zhvillim dhe rritje të shëndetshme
-Rritje të përqendrimit
-Rezultate më të mira në mësime
-Përmirësimi i vlerësimit për veten
-Zvogëlim i stresit
Televizori dhe videolojërat rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijës. Ndonëse e thënë edhe më parë, specialistët e shëndetit publik e sjellin në vëmendje për shkak se kjo dukuri rrezikon edhe fëmijët e shqiptarëve. Sipas specialistit të shëndetit publik, Andis Karagjozi, aktiviteti fizik është i dobishëm për shëndetin e të gjitha moshave, ai është veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve.
Studimi
Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në shëndetin, mirëqenien dhe cilësinë e jetës së të gjithë shqiptarëve dhe është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët dhe të rinjtë. Të qenët aktiv është një pjesë e rëndësishme e jetesës së shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë. Fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë të lëvizin më tepër. Inkurajoni ata të marrin pjesë në aktivitete të cilat pëlqejnë. Një stil jete aktive me të paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë sjell mjaft përfitime si dhe i ndihmon ata të bëhen të shëndetshëm në të ardhmen. Sipas specialistit të shëndetit publik në ISHP, Andis Karagjozi, aktiviteti është i ndarë sipas moshës, kështu “fëmijët e moshës 5 – 11 vjeç dhe të rinjtë e moshës 12 – 18 vjeç duhet të grumbullojnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar- vigorozintensiv çdo ditë, por nëse bëjnë më shumë do jetë për shëndetin e tyre”.
Bashkëmoshatarët
Mundësi për t’u shoqëruar apo për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët. Kombinime të ushtrimeve aerobike me ato të forcës. Për të pasur përfitime në shëndet fëmijët dhe të rinjtë duhet të kryejnë si aktivitet fizik aerobik (nënkuptojmë ecje, vrap të lehtë për disa minuta ), ashtu edhe aktivitete të forcimit të muskujve (palestër, ushtrim me vegla ). Aktivitetet aerobike konsistojnë në frymëmarrje të shpejtuar, nderje nxehtësie në trup dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Aktivitetet e forcës krijojnë muskuj dhe forcojnë kockat. Në një matje nga 0 ne 10 ( ku 0 është gjendja e qetësisë totale dhe 10 maksimumi absolut i forcës ), aktiviteti fizik me intensitet të moderuar është 5- se ose 6-te. Fëmijët do të marrin frymë fort dhe zemra e tyre do rrahë më shpejt. Ata do jenë në gjendje të flasin por jo të këndojnë. Shembuj të aktivitetit të moderuar kemi ecjen e shpejte, loje me skeitbord, shëtitje me biçikletë. Aktivitet fizik me një intensitet vigoroz e klasifikojmë në shkallën 7-të apo 8-të. Rrahjet e zemrës do të rriten edhe më shumë dhe fëmija nuk do të jetë më në gjendje të thotë më tepër se 2 apo 3 fjalë pa e mbajtur frymën.
Aktivitete fizike
Aktivitetet e forcimit të muskujve krijojnë rritjen e masës muskulore. Shembuj të forcimit të muskujve për të rinjtë përfshijnë ulje-ngritjet me duar, ushtrim të muskujve të barkut. Shembuj të forcimit të muskujve për fëmijët përfshijnë ngjitjet dhe zbritjet në shkallët e vendosura në kënde lojërash ose lëkundëset. Aktivitete fizike të forcimit të kockave janë ato në të cilat muskujt tërhiqen në lidhjet e tyre me kockat, veprim i cili ndihmon në forcimin e kockave. Shembuj të aktiviteteve të forcimit të kockave përfshijnë vrapimin, ecjen, dhe kërcimin me litar. Ndihmojini të bëhen aktiv pas shkolle. Pas mësimit fëmijët mund të kalojnë kohën e lirë në mënyre sa më të këndshme duke luajtur me moshatarët e tyre dhe kështu ata qëndrojnë fizikisht aktiv.