Videoskandali ne QSUT Beqaj Vajza u kurua per 150 minuta

Videoskandali ne QSUT, Beqaj: 'Vajza u kurua per 150 minuta'

Gjatë një konference në ambientet e QSUT-së, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar ndaj interpretimit që mediet i kanë bërë ngjarjes së abuzimit të minorenes në spital. “Sigurisht që kemi këndvështrime të ndryshme për çdo ngjarje. Ju inkurajoj të përcillni sa më shumë lajme për shëndetësinë, pasi çdo lloj informacioni që vjen më ndihmon edhe mua për të kuptuar sa më mirë dhe sa më shpejt atë çfarë ndodh, por jepini kohë vetes për të verifikuar. Duke përcjellë të vërtetën le të ndajmë atë çka ndodhi në të vërtetë dhe kush është puna e mjekëve.

Në përpjekje për të ruajtur privatësinë e asaj vajzës së gjorë, pa dashje apo me dashje u fsheh për opinionin fakti që ajo ishte e intubuar (procedurë mjekësore sipas së cilës një tub futet përmes trakesë për të mbajtur të përshkueshëm rrugët e frymëmarrjes), kur po keqpërdorej nga ata që e sollën në spital. U dinim emrin, atësinë, mbiemrin, u dinim edhe moshën. Që do të thotë që ishin njerëzit që e shoqëronin. Mjekët në ato momente, sigurisht morën gjeneralitetet. Për 4 minuta ja dhanë policisë dhe filluan ta kurojnë. Ka dalë nga spitali e kuruar për 150 minuta. Sigurisht për të punuan mjekë dhe infermierë, nuk u shërua vetë. Ishte e intubuar, siç doli vërtetë dhe atje (në video). Përcilleni faktin, të vërtetën ashtu sikurse është, nuk mund t’i fshihemi aq më shumë shëndetësisë që është jashtëzakonisht kapilare, por jepini kohë vetes që pastaj t’i jepni kohë dhe opinionit ta shohë 360 gradë atë që ndodh” – tha ministri Beqaj.

Më tej, ministri foli për keqinterpretimin e medieve mbi atë çka pati deklaruar Drejtoresha e QSUT-ës, Ogerta Manastirliu në video-reagimin institucional që u bë pas ngjarjes. “Po shfrytëzoj rastin që në fakt Drejtoresha e QSUT-ës u largua. Prej 5 ditësh i keni vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë. Sepse unë kam qenë “Live!” (drejtpërdrejtë) me të kur i ka thënë. Nuk është e tanishme (videoja) sepse ajo e dinte bashkë me bashkëpunëtorët e saj sesi e kanë ndryshuar radikalisht urgjencën e QSUT-ës që nga qershori i vitit të kaluar. I thoni të gjithë pse tha që ishte e kohës së Qeverisë së mëparshme... S’e ka thënë! Kam qenë aty prezent dhe vazhdoni tani e mbani gjallë kauza të rreme për t’u marrë me çështje themelore që ka shëndetësia.

"Sigurisht që ne (drejtuesit e institucioneve) kemi për detyrë që të punojmë për ditë e t’ju themi se çfarë ka përfituar qytetari nga puna jonë, ndërsa ju (gazetarët) keni për detyrë të na tregoni ne (drejtuesve) dhe qytetarëve se akoma edhe sa boshllëqe kemi. Kjo është një sjellje e përditshme, këto janë pozicionet tona të cilat i bëjmë duke respektuar gjithsecilin. Prandaj unë besoj se në radhë të parë edhe QSUT-ja meriton falënderime për vitin 2014-të, për volumin e punës që ka bërë dhe për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë. Ajo urgjencë që u vu në shënjestër të opinionit publik u ka shërbyer, në vitin 2014, 65 mijë njerëzve, në 2013-ën 50 mijë njerëzve. Pra në një vit ka shërbyer 30 për qind më shumë me po këta mjekë dhe po këta infermierë”   jatë një konference në ambientet e QSUT-së, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi ndaj interpretimit që mediet i bënë ngjarjes së abuzimit të minorenes Xh.K. në spital.

“Në përpjekje për të ruajtur privatësinë e asaj vajzës së gjorë, pa dashje apo me dashje u fsheh për opinionin fakti që ajo ishte e intubuar (procedurë mjekësore sipas së cilës një tub futet përmes trakesë për të mbajtur të përshkueshëm rrugët e frymëmarrjes), kur po keqpërdorej nga ata që e sollën në spital. U dinim emrin, atësinë, mbiemrin, u dinim edhe moshën. Që do të thotë që ishin njerëzit që e shoqëronin. Mjekët në ato momente, sigurisht morën gjeneralitetet. Për 4 minuta ia dhanë policisë dhe filluan ta kurojnë. Ka dalë nga spitali e kuruar për 150 minuta. Sigurisht për të punuan mjekë dhe infermierë, nuk u shërua vetë. Ishte e intubuar, siç doli vërtetë dhe atje (në video)”, tha Beqaj, i cili më pas foli për keqinterpretimin e medieve mbi atë çka pati deklaruar Drejtoresha e QSUT-ës, Ogerta Manastirliu në video-reagimin institucional që u bë pas ngjarjes. “Prej 5 ditësh i keni vënë në gojë fjalë që nuk i ka thënë. Sepse unë kam qenë “Live!” (drejtpërdrejt) me të kur i ka thënë.

Nuk është e tanishme (videoja) sepse ajo e dinte bashkë me bashkëpunëtorët e saj sesi e kanë ndryshuar radikalisht urgjencën e QSUT-së, që nga qershori i vitit të kaluar. I thoni të gjithë pse tha që ishte e kohës së Qeverisë së mëparshme... S’e ka thënë! Sigurisht që ne kemi për detyrë që të punojmë për ditë e t’ju themi se çfarë ka përfituar qytetari nga puna jonë, ndërsa ju (gazetarët) keni për detyrë të na tregoni ne dhe qytetarëve se akoma edhe sa boshllëqe kemi”, theksoi ministri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama