Vidhet bakri elektrik ne Vlore Radhima dhe Orikumi pa energji

Vidhet bakri elektrik ne Vlore, Radhima dhe Orikumi pa energji

Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë janë vjedhur 2 km përcjellës bakri duke lënë në këtë mënyrë pa energji elektrike nënstacionet e Ujit të Ftohtë, Radhimës  dhe Orikumit. Punonjësit e CEZ-it menjëherë sapo konstatuan vjedhjen kanë bërë denoncimin në organet e policisë.  Ndërkohë, brigada e punonjësve të kompanisë ka filluar punën që në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme, për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga kjo grabitje me pasoja për abonentët në të gjithë zonën.

CEZ dënon këtë akt dhe bën apel ndaj organeve të rendit dhe drejtësisë për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve të vjedhjes. "Shprehemi të shqetësuar pasi veprime të tilla të grabitjes dhe dëmtimit të linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike janë bërë të shpeshta në këtë zonë. Ato shkaktojnë dëme financiare për kompaninë dhe njëkohësisht pengojnë funksionimin normal të punës për furnizimin e abonentëve me energji elektrike", thuhet sipas CEZ-it.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama