Vidhte flete librash te rralle nga biblioteka arrestohet milioneri britanik

Vidhte fletë librash të rrallë nga biblioteka, arrestohet milioneri britanik

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, në Londër. Farhad Hakimzadeh, 60-vjeç, njeri i biznesit në Britani, me origjinë iraniane është arrestuar për dëmtim të koleksioneve të rrallë të librave.

Sipas policisë, ai ishte anëtar i rregullt i British Library në Londër dhe Bodleian Library në Oxford. Por, duke lexuar, shkëpuste fletë nga librat që merrte për të kompletuar koleksionin e tij, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha volumeve që ruan bilblioteka.

Për tetë vjet kishte frekuentuar të dy institutet në fjalë, duke konsultuar me qindra libra të rrallë, shumë prej tyre antikë edhe prej më shumë se katër shekujsh.

Fusha e tij e kërkimit ishte përqendruar në hartat e udhëtimeve të eksploruesve evropianë nëpër Mesopotami, Persi, Kinë dhe Mogul.

Gjatë punës së tij, përdorte doreza të bardha për të mos lënë shenja në libra, ashtu si kishte thënë edhe vetë. Por duket se dorezat i përdorte edhe për të mos lënë shenja, për të cilat më pas do të akuzohej.

Pak nga pak, ai ka marrë 150 teste, duke hequr pjesë e harta nga librat e rrallë me bisturi “me saktësinë e një kirurgu”.

Dëmi i 150 volumeve të British dhe 47 të tjerëve në Bodleian është vlerësuar në 1 milionë stërlina, gati 1.200.000 euro. Por, duhjet pasur parasysh që dëmi është pa çmim, kur kujton se librat janë historike dhe të rrallë. Drejtori i British, Kristian Jensen, thotë se janë vëllime të dëmtuara përfundimisht. “Jam i inatosur sepse autor i kësaj vepre të shëmtuar është një njeri me një goxha bagash dhe e dinte mirë se cfarë po bënte, duke ditur se po shkatërronte një pasuri të tërë”.

Pas hetimeve, ka rezultur se librat e dëmtuar kanë qenë shumë të vjetër, deri në 500-vjeçarë. Një nga të dëmtuarit ka qenë edhe libri për raportin Lindje-Perëndim.

Intelektuali miliarder, edhe autorë librash, ish student i Oxfordit tani do të përballet me drejtësinë. Fajësia e tij, sipas mediave do t’i kushtojë disa vite burg.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama