Vietnami refuzon vizen per ne Miss Univers

Vietnami refuzon vizën për në Miss Univers
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i Miss Univers në Kosovë, Fadil Berisha, i cili ka deklaruar se bukuroshes shqiptare i është refuzuar viza. Që në fillim të zgjedhjes së Krasniqit për të përfaqësuar Kosovën në Miss Univers, Vietnami deklaroi se nuk do të pranojë  bukuroshen si përfaqësuese të vendit të saj, duke pasur parasysh faktin se ky vend asokohe nuk kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Por duket, se më shumë se pengesa për t’u përfaqësuar në një eveniment ndërkombëtar të bukurisë, ky fakt është klasifikuar si një incident diplomatik mes dy vendeve.

Ndërkohë Fadil Berisha, që është edhe fotografi zyrtar i Miss Univers, ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me mospajisjen me vizë të Krasniqit. Ai ka deklaruar se është duke tentuar që kosovarja Zana Krasniqi të hyjë në Vietnam me pasaportë shqiptare, prandaj edhe ka kontaktuar autoritetet e Presidencës për të zgjidhur këtë problem. Duke iu referuar ligjit shqiptar të gjithë shtetasit që kërkojnë të pajisen me pasaportë shqiptare, çka edhe u jep atyre të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, duhet të aplikojnë për një periudhë që zgjat deri në 6 muaj.

Por në raste të veçanta presidenti u jep të drejtë shtetasve të caktuar shtetësinë, brenda një periudhe më të shkurtër, veçanërisht në rastet kur shtetasit shqiptarë marrin pjesë në evenimente sportive ose kulturore. Ndërkaq, autoritetet e Vietnamit kanë deklaruar para disa kohësh se nuk do të lejojnë që dy shqiptare, qoftë nga Shqipëria apo Kosova të marrin pjesë në këtë eveniment, pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtet të pavarur. Pritet që nëse Presidenti Bamir Topi do të firmosë në kohë për dhënien e nënshtetësisë modeles nga Kosova Zana Krasniqi, kjo e fundit do të udhëtojë brenda pak ditësh drejt Vietnamit, duke shënuar për herë të parë në historinë e Miss Univers, prezencën e dy vajzave shqiptare në garën më të rëndësishme të bukurisë.

DY SHQIPTARE NË MISS UNIVERS
Zana Krasniqi dhe Matilda Meçini, janë përfaqësueset e Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Univers 2008″, që organizohet në Vietnam më 14 korrik. Zana Krasniqi u zgjodh fituese e “Miss Univers Kosova 2008”, spektakël ky i organizuar nga fotografi i njohur kosovar Fadil Berisha, pas disa debatesh të shumta në media, në lidhje zgjedhjen e saj, për të përfaqësuar Kosovën në Vietnam. Vendi ynë pritet të përfaqësohet në këtë eveniment nga 19- vjeçarja Matilda Meçini,
e njohur si imazhi i Merlin Monrosë shqiptare. Ajo është basketbolliste dhe ka punuar si modele, ndërkohë që është pjesë e agjencisë “Jeta Model”. Ndërsa Kosova do të prezantohet nga Zana, e cila është vajza e kompozitorit të njohur kosovar Naim Krasniqi, ajo është 18 vjeçe, 1.71 cm dhe është zgjedhur tre vjet me parë fituese e edicionit të parë të “Super Model Of the Vietnami refuzon vizën për në Miss Univers

ZANA KRASNIQI
World”, duke nënshkruar një kontratë  më pas me agjencinë e modeleve “Ford”, ndërkohë që vitin e shkuar u zgjodh si imazhi i kompanisë së njohur të veshje “Sherri Hill”, kjo edhe falë ndihmës së dhënë nga fotografi Fadil Berisha. Një muaj më parë Vietnami deklaroi se nuk do të pranonte që në Miss Univers të prezantoheshin dy vajza shqiptare, por presidentja e këtij evenimenti, Paula Shugart hodhi poshtë deklaratat, duke sqaruar se “Miss Univers Organization” ka marrë vendim që pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës dhe njohjes së saj politikisht, nga shumë shtete të botës, përfshirë edhe SHBA-në, Kosova do të prezantohet zyrtarisht në këtë spektakël bukurie, madje ka të drejtë të përfaqësohet me flamurin, himnin dhe të gjitha simbolet e saj, në çdo aktivitet që organizohet nga “Miss Univers Organization”.

Nga : Gazeta Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama