Dhe vajzat shqiptare vazhdojnë “të provokojnë”. Një tjetër emër po lakohet në faqet online dhe kopertinat e revistave. Emri i saj është Argoneta Krasniqi, jeton në Zvicër dhe synon industrinë e “linjave të nxehta”. Fotot e vajzës 30-vjeçare nga Kosova janë publikuar në revistën zviceriane “Blick” e më pas në shërbime të tjera të faqeve në internet. Shtypi i huaj e konsideron biondinën shqiptare si konkurente të fortë në këtë
lloj industrie. Ndërkohë, Argoneta në profilet e saj, në rrjetet sociale poston kërkesa që miqtë dhe fansat ta votojnë si modelen më të klikuar të javës, nëpër klasifikimet e ndryshme mes modeleve erotike.
Nga njëri set fotografik tek tjetri. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për foto, por për
një tjetër bukuroshe. Këngëtarja nga Maqedonia Adelina Tahiri ka zbuluar një tjetër sekret të jetës së saj. Edhe pse 20 vjeç, me një sukses të shpejtë në këngë, Adelina thotë se mund të ishte bërë edhe stjuardesë. Nëse ajo do të thoshte “po”, këngëtaren me sy të shkruar mund ta rastisnit në udhëtimet e kompanive ajrore kosovare. Një ofertë e refuzuar për t`ju dedikuar këngës. Si mund ta mendonit më mirë këngëtaren shkupiane, “një stjuardesë seksi” ku udhëtarët me ëndje do të prisnin shërbimin e saj, apo këngëtare që mund të shijohet vetëm përmes ekranit dhe skenës?
Dita Ndërkombëtare e Puthjes, këtë vit u parapri nga një tjetër videoklip. Këngëtarja nga Kosova, Kaltrina Selimi “i puthi” fansat me projektin e saj më të fundit: klipi “Hot”. Thuhet se Kaltrina mori rrugën për në bregdetin e Vlorës për të realizuar filmimet e kësaj kënge. E punuar nga Don Arbas me tekst të Dj Beka, kënga “Hot” pretendon të konkurojë listen e hiteve të verës.