Vijon sulmi informatik ndaj Playstation

Vijon sulmi informatik ndaj 'Playstation'
Kompania japoneze “Sony” ka paralajmëruar se rreth 25 milionë përdorues të tjerë të sistemit të saj të lojrave mund të bien pre e sulmeve të hakersave, të cilët mund të zbulojnë të dhënat e tyre personale. Ditën e hënë ishte radha e shërbimit të Sony Online Entertainment, SOE, që të binte offline pas një ndërhyrjeje në sistemin e sigurisë. Kompania tha se cështja e të dhënave të përdoruesve lidhet në mënyrë të qartë me problemin e SOE dhe është nën hetim. Javën e kaluar, “Sony” pranoi se të dhënat personale të 77 milionë përdoruesve të “Playstation” mund të jenë vjedhur nga piratët informatikë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama