Vila me e shtrenjte ne histori (F0TO)

Vila me e shtrenjte ne histori (F0TO)
E nxjerrë në shitje për 150 milionë dollarë, një supervilë e ndodhur në Beverli Hills pritet të hyjë në histori si shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me 28 dhoma dhe një pafundësi ambientesh të tjera, më shumë se një vilë, ndërtesa është një resort personal, për këdo që do të vendosë të paguajë shumën e çmendur.

Pak është e ditur për pronarin aktual të ndërtesës, por sipas kompanisë imobiliare që nxorri në shitje pronën, thuhet se ajo i përket një princi saudite, i cili e bleu këtë supervilë në vitin 1993 për 1,875 milionë dollarë, nga muzikanti Burt Bacharach.

Me një hapësirë prej 15 mijë metrash katrorë, pishina, sauna, vaskë me hidromasazh, palestër e kinema personale, si dhe një sërë ambientesh të tjera luksoze, këto janë pamjet e vilës më të shtrenjtë në histori.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama