Studimi ndalet edhe tek ndryshimet klimaterike. “Ndryshimet klimaterike po ndodhen me ritme më të përshpejtuara se sa parashikimet. Shumë shkencëtarë nuk mundën ta parashikojnë këtë. Ndryshimet drastike mund të ndikojnë në shkretëzimin e miliona hektarë tokë bujqësore, një rrezik për një krizë ushqimore për miliona banorë të tokë”, shton studimi.
Duke u ndalur tek dukuri që nuk lidhen me njeriun, por me sistemin tonë diellorë, studimi thotë se stuhitë diellore, të përshkallëzuara së tepërmi në 100 vitet e fundit, mund të shkatërrojnë satelitët duke shkaktuar kaos në elektro-komunikim. “Kjo nuk do të ishte shumë problem 100 vite më parë, por tani, duke vënë re varësinë e njeriut nga energjia elektrike, ky skenar është me të vërtetë kërcënues”, thuhet nga inteligjenca amerikane.
Raporti i detajuar ndalet edhe tek Europa dhe kriza e Eurozonës dhe sipas studimit, një dalje e Greqisë nga zona e monedhës së përbashkët do të pasonte një katastrofë financiare dhe ekonomike për Bashkimin Europian, madje duke rrezikuar vetë ekzistencën e këtij të fundit. Sa për armët bërthamore dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë, studimi thotë se vende si Rusia, Pakistani, Koreja e Veriut dhe vende të tjera aspirante për të qenë fuqi bërthamore si Irani, shohin fuqinë bërthamore si mjet kompensues për dobësitë ekonomike dhe të sigurisë.
Duke u ndalur tek Irani, studimi thotë se Republika Islamike, për shkak të shtimit të presionit vendas, do të transformohet në një shtet demokratik duke iu hapur botës dhe rrjedhimisht do të pasonte me më shumë siguri e paqe në Lindjen e Mesme. Sa për Kinën, studimi parashikon dy skenarë, e para Kina demokratizohet me riskun e rritjes së lëvizjeve nacionaliste dhe e dyta vendi përfshihet nga konflikte të ashpra dhe kaos ekonomik duke që do pasojë një kolaps financiar dhe ekonomik global.