Conficker, i njohur si "Downadup apo Kido" ngadalë po i shndërron mijëra kompjuterë personalë në serverë për dërgimin e porosive spam të e-mailave dhe për instalimin e programeve spyware. Virusi ka filluar të shpërndahet më herët, duke infektuar miliona kompjuterë dhe duke i shndërruar ata në “robër”, të cilët i përgjigjen urdhrave të dërguara nga serverët e largët të cilët po ashtu e kontrollojnë ushtrinë e kompjuterëve të njohur si "Botnet".
Conficker instalon virusin tjetër, i njohur si "Waledac", i cili dërgon e-maila spam, pa dijeninë e pronarit, së bashku me programin e rrejshëm anti-spyware."Kjo me siguri është njëra prej rrjeteve më të sofistikuara botnet në planet. Njerëzit të cilët qëndrojnë prapa kësaj janë shumë profesionalë. Absolutisht e dinë se çfarë bëjnë", kanë thënë nga kompania e njohur Trend Micro Inc.
IkubInfo