Virusi i ardhur nga Marsi

Virusi i ardhur nga Marsi

Shkencëtarët zbuluan një lloj të ri virusi, i cili besohet se është më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Tokë.  Virusi, i quajtur Pandoravirus, ka madhësinë e një mikrometri, natyrisht i padallueshëm nga syri i njeriut, por dhjetë herë më i madh se viruset e tjerë të njohur.

Jo vetëm kaq, por të dhënat gjenetike të këtij organizmi tregojnë se vetëm 6% e gjeneve të tij ngjajnë me diçka tjetër të parë në tokë.

Kjo bëri që kërkuesit francezë, të cilët udhëhoqën këtë studim, të arrijnë në përfundimin se Pandoravirus mund të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër, me shumë gjasë nga Marsi, në kohëra që datojnë qindra mijëra vite më parë.

Pandoravirus gjendet në thellësi të ujërave dhe nuk kërcënon jetën e qenieve njerëzore, por struktura e tij po mahnit të gjithë shkencëtarët që iu përkushtuan këtij projekti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama