Mungesa e vitaminës C ndodh zakonisht për shkak të moskonsumimit të zarzavateve të freskëta (fruta dhe perime), rrjedhimisht prej nga buron edhe ndjesia e lodhjes së vazhdueshme, një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së saj. Situata mund të rëndohet më shumë kur pini duhan, merrni ilaçe ose jeni të stresuar: të gjitha këto shkaqe pakësojnë sasinë e vitaminës C në trup, që në fakt duhet të merret në sasi të mëdha përmes dietës ose shtojcave të veçanta. Në verë do të dëshirohej një rritje e të “ardhurave” për të kompensuar humbjen e acidit askorbik nëpërmjet djersitjes së madhe, sidomos në qoftë se ndryshimi i mënyrës së të ngrënit ka prekur mirëfunksionimin e traktit gastro-intestinal, faktor që në vetvete është i mjaftueshëm për të ndryshuar thithjen e vitaminës.
Kivi, mbreti i antioksidantëve
Fruti më i famshëm i Zelandës së Re përmban substanca të dobishme që janë shumë të rëndësishme për të ngadalësuar procesin e plakjes së qelizave. Për këtë arsye, hani kivi dhe do të jetoni më gjatë! Ky mesazh është zbuluar edhe nga një studim i fundit i shkencëtarëve të Universitetit Teikyo, në Tokio (Japoni). Sipas një studimi të publikuar në revistën “Biological And Pharmaceutical Bulletin”, kivi, falë përzierjes së çmuar të substancave që përmban, është në gjendje që të mbrojë trupin nga dëmtimet e plakjes më shumë se çdo frutë tjetër.
Simbol i Zelandës së Re, por vjen nga Kina
Kivi njihet ngaherë si një nga frutat më të pasura me vitaminë C, molekula më e rëndësishme për formimin e kolagjenit dhe funksionimin e duhur të sistemit tonë imunitar. Në sajë të studimit të kërkuesve japonezë, tashmë është zbuluar se kivi ka një përqendrim të lartë të polifenolesh. Këto janë molekula antioksidante që mund të mbrojnë qelizat tona nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira, tipike të plakjes dhe për të aktivizuar sistemin imunitar në mënyrë optimale.
Mbrojtje e shkëlqyer me kivi
Pikërisht ky aspekt i fundit është vlerësuar me shumë kujdes në studimin japonez. Gjithashtu janë bërë krahasime me fruta të ndryshme, por në veçanti me portokallin dhe grejpfrut. Eksperimentet treguan se kivi është i aftë t’i aktivizojë më mirë mbrojtjet tona imunitare, sesa portokalli dhe grejpfrut. “Me këtë eksperiment treguam se kivi ka efekte të forta antioksiduese”, pohoi Haruyo Iwasawa, një nga autorët e studimit.
Kombinime super vitaminike
Në mëngjes: vitaminë C. Racioni rekomandohet 60 mg
- 100 gr pjepër (32 mg vit. C) + plus një gotë lëng shalqi të shtrydhur (40 mg)
- 50 gr luleshtrydhe (27 mg) + 100 g lëng mangoje (30 mg)
- 50 g papaja (30 mg) + 200 g lëng ananasi (34 mg)
Kjo sasi vitamine C ju nevojitet kur pini duhan sepse për çdo cigare që pini “harxhoni” 25 mg vitaminë C; kur keni gjakrrjedhje nga gingivat, një nga simptomat e zakonshme të mungesës së vitaminës C.
Edhe frutat e freskëta janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, ndaj këshillohet që t’i konsumoni shumë gjatë ditës.