Gjithashtu nuk duhet të harroni efektet negative të stresit dhe të një ushqyerje të keqe e të paekuilibruar (për shembull shumë të varfër me fruta e zarzavate, ose të bazuar te ushqimet industriale), apo ndryshimet e vazhdueshme të florës bakteriale të zorrëve (pasojë e stresit ose terapive me antibiotikë) që mund të çojnë në “varfërimin” e organizmit me disa lloje vitaminash të rëndësishme, gjë që më pas ndikon në punën e trupit dhe dobësimin e sistemit imunitar.
Vitaminat e duhura
Disa vitamina, mes të cilave A-ja (retinoli e prekursorët betakaroten), C-ja (acidi askorbik), E-ja (tokoferoli) dhe B12 (kobalamina) kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen ose forcimin e funksionimit të sistemit imunitar. Për këtë arsye është mirë që të konsumoni shumë zarzavate dhe fruta, sidomos ato që kanë ngjyrë portokalli dhe të verdhë. Shumë të këshillueshme janë për shembull karotat dhe kungujt: përmbajnë betakaroten që në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Përveç agrumeve dhe kivit, që janë të pasura me vitaminë C, këshillohet që të përdoret vaji i farave të grurit, sepse është burim vitamine E. Edhe shtimi në ushqime i qepës (antimikrobike dhe shkarkuese), specit djegës (dezinfektues i fuqishëm) dhe xhenxhefillit (ekspektorant) rrit ndjeshëm mbrojtjet e trupit. Të gjitha këto ushqime forcojnë sistemin imunitar, duke na ndihmuar të përballojmë fuqishëm stinën e ftohtë të dimrit.
Suplementet rigjeneruese
Përveç një diete të pasur me fruta e zarzavate, mund të përdorni edhe suplemente me bazë betakaroten, vitaminë C dhe zink. Suplementet me vitaminë A kanë funksion imunostimuluese dhe ndihmojnë në mosinfektimin nga viruset e ndryshme. Dozat e larta të vitaminës C (500-1000 mg në ditë) janë në gjendje të reduktojnë intensitetin dhe kohëzgjatjen e simptomave të gripit. Trajtimi për një kohë të gjatë me suplemente komlekse (të cilat përmbajnë 20 mg zink ose magnez, 100 mikrogramë selen, 15 mg vitaminë E dhe 6 mg betakaroten) mund të mbrojë nga infeksionet respiratore. Seleni është një antioksidant i rëndësishëm, zinku dhe magnezi janë minerale mjaft të nevoshjme për organizmin, vitamina E është antioksidant dhe imunostimulues.
Farat e grejpfrutit: “supermbrojtje”
Ky është antibiotiku më i fuqishëm natyror që mund të parandalojë dhe të luftojë infeksionet bakteriale dhe virale. Farat e grejpfrutit forcojnë sistemin imunitar dhe u bëjnë mirë të gjithë atyre që në dimër kanë tendencë të sëmuren vazhdimisht. Mund të blihen në farmaci me kapsula, ose pika. Doza (1-3 kapsula ose 3 pika, 3 herë në ditë).
Frutat e shtrydhura, burim vitaminash
Përveç rëndësisë se vitaminave për të forcuar sistemin imunitar dhe për të lehtësuar punën e organizmit, lëngjet e frutave të shtrydhura përveçse të shijshme janë edhe freskuese; freskia e tyre mund të shuajë “zjarrin” që djeg në fyt.
Receta
Përgatitja e një lëngu të shtrydhur frutash, që mund të pihet në mëngjes: mollë të kuqe, karota, kivi, rrush dhe pak kos. Dhimbjet dhe djegiet e fytit mund të zbuten duke i shtuar lëngut edhe pak mjaltë, ose disa pika vaj esencial (eukalipti, livando trumze, ose mente).