Vizita e Eliza Dushkut dhe dokumentaret problematike te Lonely Planet
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Vizita ne Shqiperi e Eliza Dushkut, aktores me origjine shqiptare pak te njohur ketu, por realisht te suksesshme ne Hollivud na krenon vertet te gjitheve, por ajo nuk eshte nje vizitive gjenuine dhe e paster. Eshte rrjedhoje e nje serie kontratash ende misterioze mes qeverise shqiptare dhe kompanive te huaja qe kane ne dore te shperndajne, sipas pageses, informacion turistik te nje vendi te caktuar, e me kete rast te synojne jo realisht shtimin e turisteve te huaj ne vend, me shume se te permiresojne imazhin e vet politik ne arenen nderkombetare. Diktatoret e Azise e te Afrikes, ata qe kane qendruar per dekada te tera ne pushtet derisa nisen te largoheshin se fundmi nga froni pas protestave qytetare, e kane perdorur me se miri kete taktike.
Ndonese lokalisht njerezit jane te papune, nuk kane madje as me çfare te ushqehen, e qeverite e tyre jane mjaftueshem problematike e pothuajse gjithmone edhe vrastare, por pak te rendesishme ne arenen nderkombetare, fondet publike te ketyre vendeve jane shpenzuar me tepri, here per te bere reklama disa milioneshe ne rrjete te medha televizive (siç bente Tuniza, Egjipti, madhe dhe Libia pak kohe me pare), here per te realizuar dokumentare me pamje gati spektakolare por me 0 informacion per Stilin e Jetes se vendasve, e here per te siguruar ndonje fotografi te politikaneve me personazhe nderkombetare te shoe-biz. Keta te fundit nuk ngurrojne te bejne shoe as me kryeministra te korruptuar, apo neo-diktatore, mjaft qe ky lloj shoe te jete percaktuar qarte ne kontraten e tyre te sherbimit.
E tille eshte, per fat te keq, edhe vizita e fundit e znj. Eliza Dushku ne Shqiperi, e cila se bashku me nje kompani te madhe dhe me emer te informacionit turistik e te shperndarjes se prodhimeve dixhitale turistike, por njekohesisht edhe te mbushur me skandale, siç eshte Lonely Planet, po zbatojne keto dite pikerisht piken A te detyres se tyre te paguar “vençe”me leket e taksapaguesve shqiptare: te bejne poza me lideret lokale, Sali Berisha qe nuk gezon me imazhin e reformatorit ne syte e nderkombetareve dhe Lulzim Bashen qe me shume se i pari kerkon deshperimisht te pastroje imazhin nga krimet e 21 Janarit dhe nga historite e abuzimeve financiare ne kohen kur ishte minister qeverie.
Cfare eshte Lonely Planet?
Ne publik, vizita e Eliza Dushkut ka kaluar keto dite permes kronikave qe nuk tregojne te verteten, por fasaden e nje historie qe nuk eshte gjeniune. Eshte pjese e nje strategjie te qeverise per te shtuar piket e veta, jo te vendit tone, ne syte e nderkombetareve. Nuk ka asnje informacion zyrtar se sa eshte paguar gjate te pakten 5 viteve te fundit kompania Lonely Planet per te realizuar nje fushate here me pikatore, e se fundmi seriozisht, ne favor jo te turizmit shqiptar, por ne favor te permiresimit te imazhit te Kryeministrit problematik Sali Berisha dhe te kryetarit te ri te Bashkise.
Ne janar te ketij viti, ka nje deklarate qe Berisha ka bere ne mbledhjen e qeverise. “Une nuk mund te them se qeveritaret do te mund te kene kohen e mjaftueshme per t’u perqendruar ne parapergatitjen per sezonin turist te vitit 2011, i cili do te jete dhe me i shkelqyeri, me i madhi, qe ka njohur ndonjehere Shqiperia”, thote ne ate mbledhje Berisha, e shton: “Lajmet per Shqiperine turistike, dy vitet e fundit jane lajme, te cilat superojne te gjithe problematiken tjeter te marre se bashku. Vetem nga njoftimi i Lonely Planet per turizmin, per turizmin ne Shqiperi eshte shkruar nga mbi 52 mije burime dhe vazhdohet, ne menyre te perditshme te shkruhet ne te gjithe mediat e botes. Ndersa klikimet kane arritur ne mbi 4.8 milione, vetem gjate muajve te fundit”.
E mbani mend qe ne kulmet e krizave lokale ne Shqiperi, atehere kur njerezve u kishte ardhur ne maje te hundes me jeten dhe realitetin e tyre te perditshem, kishte gjithmone nga nje lajm ne median prane qeverise, sipas te cilit: Shqiperia, eshte destinacioni kryesor turistik per vitin 2011…?
Ne vitin 2007, Lonely Planet qe fillimisht realizonte vetem guida te shtypura, por qe me vone adoptoi edhe sherbime televizive dixhitale, u ble nga BBC (blerje qe perfundoi ne vitin 2009). Por pikerisht gjate proçesit te shnderrimit te pronareve, kjo kompani u perball me nje nga skandalet me te medha ne boten e turizmit.
Thomas Kohnstamm, nje prej shkrimtareve amerikane me autoritare te Lonely Planet, ai qe shkruante guidat me te mira te asaj kompanie, botoi librin qe u be best-seller me titullin “A shkojne ne ferr shkrimtaret e guidave turistike?”. Kohnstamm shpjegonte ne ate liber kujtimesh te gjitha menyrat se si njerez si ai detyroheshin te shkruanin informacione te pasakta, te fryra e te paverteta mbi destinacione qe perpos vlerave natyrore e trashegimise qe perfaqesonin, ishin, njekohesisht edhe vende problematike ne arenen nderkombetare. Libri u konsiderua nje skandal i vertete, qe demtoi seriozisht kredibilitetin e “Lonely Planet”.
Por si ne nje “Kuti Pandore”, problemet me metodat e punes se kesaj kompanie u hapen dhe u bene publike shpejt e shpejt.
Regjimi i Myanmar (Burma) duket se permes kanaleve te lobimit dhe te kontratave te papublikuara ndonjehere, ashtu si dhe kjo e Shqiperise, kishte arritur te bindte Lonely Plant te bente nje dokumentar mbi ate vend, ne menyre qe te fshihte nderkombetarisht, zullumet qe ndodhnin lokalisht nga qeveria diktatoriale e atij vendi. Qe nga viti 1983, nje junte ushtarake qe nuk e kishte problem te ekzekutonte mijera njerez, qeverisi ate vend, deri ne mars te ketij viti.
Lonely Planet realizoi nje dokumentar ku vendi ne fjale paraqitej si nje parajse tokesore, me njerez te lumtur qe ndertonin jeten e femijeve te tyre, dhe e realizoi kete dokumentar pikerisht ne fund te regjimit…
Ne Hollande, kete vit, nje guide e kesaj kompanie ka shkaktuar inat dhe irritim tek shume vendas. Pak muaj me pare nje koalicion qe ka ne qender te vet nje parti te ekstremit te djathte mori pushtetin, e dalengadale disa prej aspekteve me te rendesishme te jetes se perditshme atje u vune ne diskutim. Kush ka qene ne Amsterdam, e di fare mire sa lehtesisht konsumohen drogerat e lehta dhe madje kete fakt, hollandezet e kane shnderruar tashme ne aset te kultures se tyre, aset qe ne fakt, u propozua ne formen e ligjit ne fillim te viteve 2000 nga politikane te majte. Ne guiden ne fjale nuk flitet fare pozitivisht per te gjitha ato kafete e Amsterdamit, qe duam apo s’duam ne, jane simbol i kultures dhe i turizmit tashme ne ate vend. Njerez te zakonshem shkruajne neper blogjet e tyre: cfare jane keta angleze qe duan te na ndryshojne kulturesn permes guidave te tilla te financuara nga qeveria?
Kohnstamm: Ato qe shkruhen jane arbitrare. Lonely Planet: Ai eshte deshtak
Thomas Kohnstamm punoi per Lonely Planet per disa vjet duke kontribuar ne shkrimin e guidave per Ameriken e Jugut dhe Karaibet. Ne librin e tij, ai shkruan: “Edhe ne faqet me te mira te guidave tona, ajo qe thuhet eshte e diktuar dhe si e tille njerezit nuk kane pse t’i marrin domosdoshmerisht sikur jane ungjilli”
Judy Slatyer, perfaqesuese e Lonely Planet ne Australi pergjigjet: “Thomas Kohnstamm eshte nje deshtak. Kur beri guiden per Brazilin e mbushi me eksperiencat e tij seksuale me kamarieret”
Por Kohnstamm replikoi: “Mendoj se thjesht duhet ta lexojne librin. Nuk e di pse ata jane trembur kaq shume nga ky botim”. Ai shtoi se “shume shkrimtare te tjere te Lonely Planet me derguan letra solidariteti”.
Zyrtarisht Lonely Planet e shmang sa me shume te jete e mundur nje bisede mbi rrefimet e Kohnstam: “Ne dime qe Tomasi eshte larguar per te punuar si shkrimtar udhetimesh me vete”, – eshte pergjigja e tyre
Shqiperia, si Burma
Ne Shqiperi, njohja e kryeministrit Berisha me aktoren Eliza Dushku eshte e vjeter, ne fakt. Ajo ka qene ne takim me te ne vitin 2006. Nje vit me vone ajo pati lancimin e fundit me vlere ne boten e Hollivudit, e pas saj pati vetem disa kontrata per seriale te ndryshme televizive, nderkohe qe ishte ne moshen kulminante per te realizuar filma, pse jo, te medha! Pak u mediatizua ai takim mes Berishes e Dushkut (qe si per ironi ka nje mbiemer qe u kujton shqiptareve mashtrimin…). Por ishte koha kur nje ish minister, Ylli Pango realizonte me se miri kontrata super te majme per reklama turistike, e njekohesisht e konsideronte Agjencine Kombetare te Turizmit si nje menyre per te “zberthyer zberthecka…”…. Te pakten, ate kohe, shqiptaret e dinin sa kishin paguar pushtetaret me taksat e tyre, per te realizuar reklama ne CNN (qe per nga cilesia ishin shume me te dobta se reklama qe nje televizion kombetar ketu realizon pa lek buxheti cdo vit!).
Sot, askush nuk e di se çfare kontrate eshte nenshkruar qe ne fund te Gushtit, kryetari i sapozgjedhur me procedure i Bashkise se Tiranes, te duket si nje hero modern ne syte e publikut te thjeshte qe e shikon gati si i zene ne faj, kur i zbulon tatuazhin me shqiponje aktores gjysem shqiptare, ne fund te qafes, e ne fillim te shpines…