Ndoshta për të justifikuar pse nuk u prit në zyrën e Presidentit Obama, por gjithsesi në mënyrë të panevojshme, Kryeministri Rama bëri disa sqarime dhe "shpjegime" publike rreth protokollit të Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt, pretendimi i Kryeministrit Rama është krejtësisht i pa vërtetë: Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, madje edhe me ceremoni zyrtare protokolli, jo vetëm kryeministra por edhe ministra. Mjafton të shikosh takimet e përditshme të Presidentit Obama dhe e kupton që "sqarimi" i Kryeminsitrit Rama është i gabuar.
Por, Kryeministri Rama ndërkohë ka të drejtë: formati që iu rezervua atij, dhe që ai e sqaron saktë, është formati që përdoret për takimet me zyrtarët e tjerë të Shtëpisë së Bardhë të ndryshëm nga Presidenti. Nëse një zyrtar i një vendi tjetër--i cili ka takim me ndonjë zyrtar të ndryshëm nga Presidenti--kërkon të takojë edhe Presidentin, ky i fundit mund t'i bashkohet takimit që po zhvillohet nëse dëshiron. Ky lloj takimi jo zyrtar me Presidentin në protokollin e Shtëpisë së Bardhë njihet si "seancë pune".
Më poshtë po sqarojmë rregullat protokollare të qeverisë amerikane për vizitat në Shtëpinë e Bardhë, të renditura sipas shkallës së rëndësisë.