Vjedh makinen por brenda gjen nje femije ne gjume Ai nuk zgjohet

Vjedh makinen, por brenda gjen nje femije ne gjume: Ai nuk zgjohet
Një hajdut ka arritur të vjedhë një makinë në Nju Jork, e cila ishte lënë e ndezur nga pronari i saj jashtë një dyqani. Për tu theksuar se brenda auto-veturës ndodhej djali i tij 6-vjeç që ishte në gjumë. Policia ka rrëfyer se babai 26-vjeçar nga Nju Jork, kishte ndaluar për shumë pak kohë para një dyqani, pasi donte të blinte vetëm diçka për të pirë dhe si rrjedhojë makinën e la të ndezur.

Hajduti përfitoi nga ky çast dhe menjëherë u fut në makinë duke u larguar me shpejtësi. Me shumë mundësi në momentin që ai ka vënë re praninë e vogëlushit e ka braktisur menjëherë makinën, pasi diçka e tillë ndodhi vetëm 30 minuta më vonë. Historia duhet thënë se për fat të mirë nuk pati një fund të keq. Fëmija gjatë gjithë kohës ka qenë në gjumë dhe nuk mori vesh çka kishte ndodhur, duke shmangur një trembje, ndërsa në krahun tjetër babai u inkriminua për faktin se vuri në rrezik jetën e një minoreni.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama