Vjedh parate e llotos trillon nje grabitje

Vjedh parate e llotos, trillon nje grabitje
Vetëm pak ditë pasi u vu në pranga një punonjës kazinoje për kallzim të rremë për grabitje me armë, rasti përsëritet edhe në një bar-lloto në rrugën “Myslym Shyri”. Operatori i llotos ka kryer denoncimin e grabitjes me dhunë nën kërcënimin e armëve nga ana e dy personave.

Shuma e deklaruar si e grabitur mësohet se ka qenë 270 mijë lekë, ndërsa komisariati nr 2 është vënë menjëherë nën alarm për ngjarjen e “rëndë”. Pas nisjes së hetimeve dhe marrjes në pyetje të denoncuesit policia ka zbuluar se në të vërtetë ngjarja ishte tërësisht trillim dhe se paratë ishin marrë nga vetë denoncuesi. Blutë e kanë vënë nën pranga të riun, i cili quhet Bashkim Hoxha, 24 vjeç. Pas ndalimit, operatori ka treguar edhe mbi ndodhinë e tij.

Sipas Hoxhës, paratë që kishte deklaruar të grabitura i ka marrë vetë, pasi ajo shumë ishte lënë prej tij pikërisht në lloton ku ai edhe ishte i punësuar. Policia saktëson se materilaet hetimore në ngarkim të 24-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa akuza që rëndon mbi të është ajo e kallëzimit të rremë dhe akuza e vjedhjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama