Vjedhesit e femijeve ne festivalin free style

Vjedhesit e femijeve ne festivalin free style
Ne edicioni i 47-te i Festivalit te Kenges per Femije rane ne sy: tekste te varfra, interpretimi me playback, prezantimi patetik, organizimi jo serioz. Te njejet kompozitore si per te rritur, edhe per femijet. Te dielen u mbaj ne Akademine e Arteve finalja e edicionit te 47-te te "Festivalit te Kenges per Femije", qe duhej te ishte nje nga ngjarjet kulturore me me rendesi te vitit qe "shteti" nepermjet Qendres Kombetare Kulturore per Femije, ben per femijet. Aty nga ora 19.00, me zor u vendos qetesia mes femijeve spektatore dhe atyre protagoniste, qe nuk kishin droje te shprehnin gezimin dhe emocionet ne skenen e madhe para moshatareve, prinderve, mesuesve. "Jemi ne nje skene te mbushur me pranvere zerash optimiste", e pershkroi me te dale ne skene atmosferen prezantuesja Matilda Mecini, qe shoqerohej ne skene nga Klajd Mahmutaj, nxenes i Qendres. Mahmutaj dukej me spontan se partnerja, dhe jo nje here tentoi t'i besonte kujteses dhe t'i shkepuste syte nga skenari i Jorgo Papingjit.

Ishte po e njejta menyre, qe duket e vjeter tanime, e prezantimit te kengeve te festivalit, fjalite, dialogu, pyetjet e spikereve drejtuar spektatorit para prezantimit te kenges zbulonin pak nga teksti i saj, shkepusnin ndonje fjali apo titullin. Kishte raste qe fjalite e konferencieres tingellonin edhe qesharake. Ja per shembull: "Kalamaja e di çfare do te bejme tani?" apo "S'ka femije qe nuk ka vrapuar pas xixellonjes. Madje keshtu kane bere edhe Alfred Kaçinari dhe Mimoza Bici kur kane qene te vegjel".

E keto ishin te natyrshme ne kete "buqete te bukur qe quhej Festivali i Kenges per Femije" Por, jemi akoma te fillimi i asaj qe duhej te ishte feste femijesh e qe doli nje imitim i deformuar i botes se te rriturve. Tekstet e kengeve ishin nje mjerim. Me ato qe degjuan aty jo vetem qe jemi fare tek krijimtaria e teksteve per kenge, por ç'eshte me e rendesishmja qe nuk kane te bejne me boten e femijes. Autoret e kesaj pune ishin:

Jorgo Papingji, Mimoza Tole, Ermir Nika, Xhelil Ymeri, Kristi Popa, Xhelil Tafaj, Edmond Veizi, Miron Kotani, Arben Duka, Hamdi Meçe, Matish Gjeli, Vilson Gjoça, disa prej tyre pjesemarres ne Festivalin e Kenges ne Radio-televizion. Korrupsioni, trafiku, interneti, telefoni celular ishin motive baze, me ndonje kenge per atdheun neper te. Me vargjet e Naimit "Ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar/zemren ti ma gatove/plot me deshire dhe me zjarr", ishte krijuar nje kenge qe me titullin "Me dha emrin Shqiptar" "e shkruar" nga Mimoza Tole dhe muzike te Nexhmedin Dokos. E prape autoret, sikur te mos kene qene ndonjehere femije, mbronin idene se tekstet e kengeve dilnin nga bota e femijeve! E kjo bote perkthej ne tekstet e kengeve keshtu: "humba krejt ne internet", "fshehur mamit bej pak tualet", "korrupsion e ke kot nuk te shkon, brezi yne nuk te pranon".

E per t'iu pershtatur kenges "Çfare na qenka korrupsioni" me muzike te Sokol Marsit, tekst te Jorgo Papingjit, kengetarja Angjela Hodaj kish veshur nje pelerine pis te zeze dhe ne koke mbante nje kapele po te zeze dhe bente levizjet e nje te rriture. Kujtojme se Marsi ka bere nje kenge shume te mire per Anjeza Shahinin ne Dhjetorin e shkuar. Keshtu u shfaq per spektatorin edhe e vogla Doreta Biba me kengen "Vallezoni me mua", me tekst dhe muzike te Edmond Veizit. Teksti fliste per deshiren e nje femije qe kerkon te "Jete nje yll i ri" ne skene. Vajza i kishte pershtatur kenges nje kercim ne ritme ça-ça-ça, duke u bere para syve tane 20, 30, 40, 50 vjeç.

Kenga fituese e vendit te pare "Prit sinjalin, pastaj ik" me muzike te Edmond Zhulalit dhe tekst te Jorgo Papingjit (Zhulali ka disa kohe qe fiton festivalin e RTSH nje vit po e nje vit jo) ishte nje manual per njohjen e semaforit. Refreni thote: "Me te kuqen do ndalosh, me te verdhen pergatitu, me te jeshilen shpejt kalo."

Muzika e kengeve qendronte me lart se tekstet, por niveli i ketyre te fundit ishte aq i dobet sa e korruptonte edhe muziken vete. Fjala eshte per: "Kush e gjen, Kush e gjen?!" e kompozuar nga Kristi Popa (kujtojme se Popa fitoi vendin e trete ne festivalin e RTSH 2009), "Xixellonja" me muzike te Alfed Kaçinarit, "Princeshe une jam" me muzike te Miron Kotani, "Gjeli yne eshte valle tenor?" me muzike te Adrian Hiles, "Prit Sinjalin pastaj ik" e Zhulalit, "Jemi nje, s'jemi dy" e Klodian Qafokut.
Siç kishte kenge qe ne notat e para ndjeje se nuk ishin autentike.

E gjejme me vend konstatimin e aktorit Leonard Bombaj kur pohon se: "Ka nevoje te shkunden emrat e medhenj per t'i dhene femijeve ate qe ata duan, jo ate qe ne vete shkruajme ne emer te tyre." Interpretimi jo "live" eshte nje infeksion qe eshte perhapur nga te medhenjte tek te vegjlit. Autoret e muzikes i kishin punuar kenget neper studio muzikore dhe ne skene funksionoi praktika e shemtuar e playback-ut, praktike e gjoja spektaklit. Ne keto kushte, i vetmi kriter vleresues per femijet do te ishte interpretimi, qe jo ne pak raste çaloi. Me korin e femijeve nuk kishte punuar njeri. Ata leviznin vetem buzet kur interpretonte solistja, e kur harronin apo lodheshin, bisedonin me shoku-shokun. Mungonte dora qe t'i drejtonte. Po keshtu edhe veshjet: nje festival free style. Forma dhe ngjyra çfaredo. Nga fustanet deri tek pantallonat xhins, bluza me shkronja te medha dhe kapela me strehen mbrapsht ne stilin e rruges. Kesilloj aktiviteteve u vihet vula shpesh nga organizatoret si te suksesshme dhe pa e menduar dy here leshohet fjala: "aktiviteti me i arrire nder vite". Çorbe qe s'gelltitet.

Nga 20 kenget e festivalit, juria e perbera nga Zhani Ciko, Fatmir Hysi, Myfarete Laze, Luljeta Lleshanaku dhe Olta Boka vleresoi me çmim te pare kengen "Prit sinjalin pastaj ik" me muzike te Edmond Zhulalit, tesk te Jorgo Papingjit, e interpretuar nga Klea Kasemi. Me çmim te dyte "Xixellonja" me muzike te Alfred Kaçinarit, tekst te Mimoza Bicit, e interpretuar nga Melisa Lena dhe Uendi Mancaku. Çmimin e trete e mori kenga "Gjeta nje zanat te ri 'Dembeli'" e interpretuar nga Igzidora Gjeta, muzike te Xhavit Ujkanit, tekst te Jorgo Papingjit. U vleresua me çmim special autori Jorgo Papingji. Drejtori i festivalit ishte Flamur Shehu, udheheqes artistik Xhavit Ujka (fitues ne festival. Po kush i mban llogarite per konflikte interesi ne festivale per vogelushe? Drejtor organizativ Nigda Dako dhe regjisore Klaudja Hila.


Dy pyetje per Kristi Popen

A u shkojne femijeve kenget per korrupsionin?

Nuk i kam degjuar te gjitha kenget, por nese ka qene keshtu, gjithsesi nuk eshte ndonje gje edhe aq negative. Femijet ndoshta ne menyre inkoshiente e kuptojne problemin, ndofta nuk mund te jene aq te zote sa te rriturit per t'i dhene ate kuptueshmerine se çfare eshte korrupsioni, se çfare eshte trafiku."

Por ne kengen tende ama kishe preferuar natyren, aventurat, endrren?

Keshtu preferova kesaj radhe dhe besoj se kam zgjedhur diçka te veçante sepse eshte me mire keshtu. I ngrita nje himn natyres, vazhdoj me natyren.

Opinione per festivalin

Leonard Bombaj: Femijet, me te talentuar se kompozitoret. "Me vjen mire qe ka emra shume te njohur qe vazhdojne te marrin pjese dhe te shkruajne per femijet. Por, mendimi im perfundimtar eshte qe femijet jane me te talentuar sesa kompozitoret. Ka nevoje akoma te shkunden emrat e medhenj per t'i dhene femijeve ate qe ata duan, jo ate qe ne vete shkruajme ne emer te tyre."

Jorgo Papingji: Shkruaj per gjera te verteta

Kur ulem per te shkruar per femije, une jam femije. Po te me njohesh ne jeten time te perditshme, une jam nga ata qe ndaloj atje ku luajne femijet, ndaloj ne zenkat e tyre, degjoj çfare fjalesh thone, çfare deshirash kane, çfare frekuentojne me teper, çfare kontradiktash kane me prinderit, me shoket. Mbaj gjithmone me vete nje bllok, shenoj dhe te gjitha pastaj kerkoj t'i kthej ne kenge. Ato kenge qe shkruaj jane te suksesshme sepse jane te verteta, jane te prekshme dhe jane per femije.

Xhavit Ujkani

"Jane me te vertete kenge femijnore, me te vertete kenge te bukura. Pershkruajne boten e femijeve ne te gjitha aspektet, duke filluar qe nga dashuria per atdheun, qe nga loja per femije. Tematika eshte teper teper e larmishme. Kishte tema te tilla qe i kendoheshin gjelit tenor. Kishte tema qe i kendohej korrupsionit, kishte kenge qe thoshin: "ha e pi, e fli, e rri", per dembelin. Ajo eshte kenga ime, qe u vleresova me çmimin e trete. Me kete kenge bera shaka, por nuk jam i tille."

Suela Tukaj (arsimtare)

"Festivali ishte i kendshem. Kishte kenge qe jepnin mesazh. Pak a shume 5-6 kenge me pelqyen. Te tjerat pastaj ishin ne nivel mesatar. Jane femije te talentuar ne pergjithesi. Shpresoj qe ne te ardhmen te bejme gjera edhe me te bukura."

Marta Tusha (prind)

"Kenget ne pergjithesi ishin me nivel. Nuk dije ke te percaktoje me pare. E fitoi ajo qe e meritoi. Sokol Marsi kishte nje kenge shume te bukur, po ashtu Klodian Qafoku Kenga e Sokol Marsit ishte per korrupsioni, dihet qe ne Shqiperi ekziston. Per femijet nuk pershtaten, por i prekin keto gjera. Po i degjojne ne lajme, kudo."

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama