Vjedhja e Thesarit Gjykata denon 10 ish-zyrtaret e BSH-se

Vjedhja e Thesarit, Gjykata denon 10 ish-zyrtaret e BSH-se

Pesë muaj pas zbulimit të skandalit për Bankën e Shqipërisë, Gjykata e Tiranës dha sot vendimet për 10 prej të pandehurve. Ish-zyrtarët e institucionit më të lartë financiar në vend akuzohen për shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Akuzë të cilën ata e pranuan duke përfituar kështu edhe gjykimin e shkurtuar që do të sjellë ulje të dënimit për ta.

Gjykata e Tiranës vendosi:

Dorian Çollaku - 1 vit e 6 muaj burg, 1 vit nga gjykimi i shkurtuar

Bashkim Xhilaga - 2 vjet burg, 1 vit e 4 muaj (lirim me kusht 2 vjet për shkak të shëndetit)

Lavdim Cani - 2 vjet burg, 1 vit e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Myzejen Belba - 2 vjet, 1 vit e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Liljana Kola (Tusha) - 2 vjet burg, 1 vit e 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Dhimitër Davidhi - 2 vjet e 4 muaj, 1 vit e 6 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Bahri Allushi - 1 vit e 6 muaj, 1 vit nga gjykimi i shkurtuar

Gentjan Jahja - 1 vit burg, i shkon 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Fatbardha Gurthi - 1 vit burg, i shkon 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar

Mehdi Marku - 1 vit e 6 muaj, 1 vit nga gjykimi i shkurtuar

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar në pretencë 56 vite burgim për 10 të pandehurit.

Me një pretencë prej 23 faqesh Prokuroria, duke nisur nga ish-drejtori i Emisionit të Parasë, Dorian Çollaku, kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.

Pretenca e kërkuar nga Prokuroria:

Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama