Vjedhja e thesarit Fullani dhe Inspektorja Golemi ne pranga

Vjedhja e thesarit, Fullani dhe Inspektorja Golemi ne pranga

Arrestim i bujshem. Njeriu me i perfolur gjate kesaj vere rreth skandalit ne Banken e Shqiperise, drejtuesi i institucionit më të lartë financiar në vend, Guvernatori Ardian Fullani është vënë mbrëmjen e kësaj të Premteje në prangat e Policisë, nën akuzën se nuk ka ushtruar kompetencat e tij duke i krijuar kështu kushtet e favorshme vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit. Njëherësh me Fullanin, por disa minuta më vonë është ndaluar dhe Inspektorja e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise Elivar Golemi. Ajo është paraqitur vetë në polici, ndërkohë që në muajin gusht gazeta “Shqiptarja.com” denoncoi e para shkeljet e rënda të inspektores Elivar Golemi, gjithashtu e përfolur së fundi në media për refuzimin e njëpasnjëshëm që i bëri Kuvendit për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë skandal.

 

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi zyrtarisht arrestimet duke radhitur dhe shkeljet e konstatuara nga hetimet që bëjnë përgjegjës Fullanin dhe Golemin.  Sipas Prokurorise, Ardian Fullani ka shkelur detyrën e tij të guvernatorit të paktën në 5 pika konkrete, duke lënë terren për abuzime që sollën deri në vjedhjen e shumës prej 713 milion dollarëve nga Thesari i Bankës së Shqipërisë. Hetimi ka provuar se një rregullore e Departamentit te Emisioni nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Ndërkohë që për sa i përket inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi, kjo e fundit nuk ka ushtruar asnjë audit konform ligjit të Bankës së Shqipërisë, s’ka kryer kontrolle periodike dhe ska bërë verifikime për vitin 2012, 2013 dhe 2014.

 

Fullani ka zgjedhur një mbrojtje të fortë duke marrë avokat, kreun e Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhinë, i cili është takuar me Guvernatorin në ambjentet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë. Duke e vlerësuar të paligjshëm arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Haxhia tha se do të kundërshtojë këtë vendim të Gjykatës. Arrestime të tjera mësohet të jenë bërë gjatë kësaj dite, por ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të vënë në pranga.Sakaq,  të Henen, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do të dalë para Gjykatës për t’iu komunikuar masa e sigurisë e dhënë në mungesë ndaj tij.

 

Me arrestimin e dy njerëzive kryesorë të Bankës, Ardian Fullanin dhe Elivar Golemin, numri i të ndaluarve për këtë çështje ka shkuar në 19 persona.

 

Fullani arrestohet me vendim gjykate ne zyren e tij, reziton: "Me lini se shkoj vete ne Prokurori"...Golemi vedorezohet ne polici

 

Ka qenë ora 19:45 kur Ardian Fullani ka dalë nga zyra e tij e Bankës së Shqipërisë që ndodhet tek sheshi “Avni Rustemi” dhe menjëherë është ndaluar nga forcat policore.

 

Atij i kanë komunikuar urdhrin e arrestimit të lëshuar nga njësia hetimore Task-Forcë, e cila kishte marrë spunto nga një vendim i gjykatës së Tiranës që caktonte masën e “arrestit në burg” ndaj Fullanit. Fillimisht Fullani ka kundërshtuar të shoqërohet nga forcat policore, duke pretenduar se ishte i gatshëm dhe në dispozicion të prokurorisë dhe se do paraqitej vetë në këtë institucion. Por ky pretendim nuk është miratuar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë transportuar në drejtim të dhomave të shoqërimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

 

Kërkesa për arrestimin e guvernatorit Fullani, është dorëzuar në orën 16:00, ndërsa arrestimi i tij është bërë në orën 19:45.  Ndërkaq, kryeinspektorja Golemi është vetëdorëzuar gjatë orëve të mbrëmjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ardian Fullani dhe Elivar Golemi ndodhen ne drejtorine e policise, ne dy biruca te veçanta. Mesohet se te arrestuarit s'kanë pasur kërkesa te veçanta, vetëm Fullani ka kërkuar ilaçet e tensionit.

 

Teksa në gjykatën e Tiranës zhvillohej masa e sigurisë ku Ardian Fullani dhe Elivar Golemi të mbylleshin në burg, Fullani ndodhej në zyrën e tij ndërsa Golemi sipas dëshmitarëve ndodhej në kafene. Vendimi i gjykatës, është dërguar nga prokuroria në policinë e kryeqytetit, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Golemit dhe guvernatorit Fullani.  

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama