Kryeministri Edi Rama ka distancuar veten nga skandali i blerjes se votave ne Korçe nga ana e partise se tij dhe i ka kerkuar opozites qe ta vertetoje ne rruge ligjore kete akuze. , jo vetëm të Korçës por edhe të 23 qershorit. Ndërkohë Rama ka preferuar të bëjë batuta me opozitën duke thënë se dhe në këtë pikë forca politike në pushtet ndryshon shumë nga ajo në opozitë.Duke paralelizuar protestën e PD-së për vjedhje votash me protestën që ai dhe PS kanë bërë për vjedhje të votave në 2009-ën, Rama tha se “është e njohur, historia ndodh dy herë, njëherë si dramë dhe një herë si komedi, ju jeni pjesë e komedisë”.
“Unë jam deputeti i ri dhe më bëri përshtypje ajo që tha deputeti i vjetër që sipas tij kjo është seanca më e pështirë dhe më e turpshme e kësaj salle. Ka një arsye që e thotë dhe sa më takon mua unë them se kjo është e vërtetë se kjo është seanca më e pështirë dhe më e paturshme që unë kam asistuar megjithëse kam parë të tjera edhe më të pështira dhe më të turpshme nga televizori”, tha Rama duke iu drejtuar deputetit demokrat Sokol Olldashi.
“Projektit që kalojmë sot dhe në çështjen e borxheve që kemi trashëguar por nuk mund ta kapërcej edhe çështjen që po ngrihet këtu nga deputetët e opozitës. Njëherë e një kohë ishte një ministër i PS-së që në zonën e tij i humbi zgjedhjet dhe socialistët i kishin fituar gjithmonë në atë zonë dhe ai u bë qesharak duke u ankuar që i vodhën votat dhe bandat u turrën dhe ia morën padrejtësisht atë që sovrani kishte bërë gati për të. Besoj se ai ishte një rast fatkeq i një njeriu, por sot është një opozitë e tërë, është një forcë që për 8 vjet e mbajti Shqipërinë shah-mat dhe e katandisi në një pikë ku Shqipëria nuk ka qënë asnjëherë.
Çdo gjë që ka lidhje me votën nuk është as e diskutueshme dhe as e negociueshme dhe ju keni të drejtën e zotit që ju ta vërtetoni nëpërmjet drejtësisë. Ankimoni gjithë zgjedhjet e 23 qershorit madje bëni dhe ironi banale për pagesat e transportit për ata të rinj që vunë fytyrën e tyre dhe zërin e tyre tërësisht në dispozicion të prokurorisë. Unë e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris këtu sot. Çdo gjë, që ka lidhje me votën për mua vetë dhe për të gjithë këtu kemi luftuar shumë kemi sakrifikuar jo pak, kemi humbur dhe njerëz. Nuk është as e diskutueshme as e negociueshme dhe keni gjithë të drejtën e Zotit që interpretimin tuaj ta verifikoni në të gjitha rrugët që ju i konsideroni të drejta dhe që kushtetuta ia njeh, jo një opozite të tërë, por dhe një individi të vetëm që të kërkojë të drejtën e tij. Në këtë pikë jam 100% me ju dhe jam shumë krenar se përsëri ne bëjmë një dallim shumë të qartë. Ne jemi të hapur për çfarëdolloj rruge që duhet të ndërmerrni për të bërë faktimin e interpretimit tuaj. Dhe me këtë rast unë ju komplimentoj për respektin e pakushtëzuar që shprehni dhe për emisionin e Fiks Fare”.
Rama nuk i shpëtoi dot tendencës për të bërë batuta karshi opozitës duke thënë se ai nuk ngjan paaradhësit të tij në asgjë. “Kam keqardhje për Partinë Demokratike që lindi si parti e shpresës dhe u kthye në bunkerin e mendësisë me të cilin ne të tjerët jemi ndarë qysh atëherë dhe jo për meritë të Partisë Demokratike”.