Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, për t’u pyetur në lidhje me vjedhjen e thesarit dhe abuzimin me tenderët. Në një prononcim për shtypin, Fullani u shpreh se “do t’u përgjigjet çdo pyetje të prokurorëve”. Hetimet ndaj ish-guvernatorit janë drejt fundit, por ato janë shtruar në një tjetër drejtim, përveç vjedhjes së thesarit. Ish-Guvernatori Fullani ka krijuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm për financat e shtetit.
Ish-guvernatori akuzohet për shpërdorim detyre, dhe është lënë i lirë me vendimin e gjykatës së Lartë, e cila ndryshoi masën e arrestit shtëpiak. Fullani qëndroi më pak se një muaj në “arrest shtëpie” dhe pas 5 nëntorit ai po ndiqet në gjendje të lirë me masën ‘detyrim paraqitje’.