Persa uu përket karakteristikave teknike, dimensionet e pajisjes janë 11.6 x 6 x 1.27 centimetra, peshon 170 gramë, ka tastierë të plotë, ekran 3.7 inçësh të ndjeshëm në prekje me rezolucion prej 480 x 854 piksela, karte 3.5-milimetërshe për dëgjim, fotoaparat prej 5 megapikselash, Wi-Fi, Bluetooth, GPS, kurse bateria e integruar do të duhej të ofrojë 6.4 orë bisedë, apo 11 orë në pritje.
Po ashtu, “Motorola Droid” është pajisja e parë e kompanisë e cila shfrytëzon versionin e ri të platformës Android në versionin 2.0. Aktualisht “Motorola Droid” mund të gjendet vetëm në SHBA në kuadër të paketës së operatorit të telefonisë mobile Verizon. Nuk dihet se kur do të paraqitet në ndonjë prej tregjeve tona të afërta.