Vjen firma Skenderbeu blindon nje tjeter futbollist titullar

Vjen firma, Skënderbeu blindon një tjetër futbollist titullar

Marko Radas ka zyrtarizuar firmën me Skënderbeun, duke nënshkruar ashtu siç pritej kontratën e re për sezonin 2016/2017.

marko radas

Lojtari kishte një akord me klubin për sa i përkiste pjesëmarrjes në Kupat e Europës dhe më pas do të ishte një futbollist i lirë. Por drejtuesit korçarë kanë vendosur që t'i besojnë përsëri 32 vjeçarit kroat dhe kanë arritur akordin me të për sezonin në vazhdim, duke i dhënë fund zërave për një kalim të mundshëm të tij në një prej skuadrave të tjera të Superiores.

"Marko Radas, pjesë e familjes bardhekuqe edhe për një sezon. Kroati sapo firmosi kontratën e re me klubin për sezonin 2016/17", shkruhej në postimin e klubit të Skënderbeut në adresën zyrtare në Facebook, duke konfirmuar marrëveshjen.

Mbrojtësi Radas i është bashkuar ekipit korçar në vitin 2011 dhe ka qenë pjesë thelbësore e këtij klubi dhe një element i rëndësishëm në fitoren e 5 titujve kampion me këtë skuadër.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama